Zjarrvënie e qëllishme në spitalin Covid 3? Manastirliu: Po hetohen të gjitha pistat

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se zjarri ka rënë në një zonë që nuk ofrohet shërbim mjekësor.
“Zjarri nuk ka rënë në zonën e pavionëve por në zonën e gjelbër. Në zonën ku janë shërbimet mbështetëse dhe nuk është e lidhur me tre pavionet covid 1 , 2 e 3”, tha Manastirliu në një prononcim për median nga ambientet e spitalit covid 3 ku ka rënë zjarri.
Ministrja garantoi e stafi dhe pacientët janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Po a përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimshme?
“Ka disa pista që po hetohen. Po vlerësohen të gjitha”, tha ministrja.
Mbi 70 pacientë ndodhen në spitalin covid 3 por ministrja garantoi se nuk janë prekur asnjë prej 3 pavioneve dhe se zjarri ka rënë në një zonë ku janë shërbimet mbështetetëse./oranews

Back to top button