Kryeministri i mjerimit po e “ngreh zvarrë” një kabinet
Lekaj tha se zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë zgjidhje nga prangat për Kosovën
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se zgjedhjet janë mundësia e vetme për të dal nga kriza politike.
“Mungesa e zgjedhjeve të parakohshme nënkupton zgjatje të vuajtjeve për qytetarët e Kosovës. Kryeministri i mjerimit të Kosovës, që po e “ngreh zvarrë” mbrapa një kabinet të përmasave të Kinës, rritjen e konsumit po tenton të na shet si rritje të zhvillimit ekonomik, e vizitat e tij nëpër lulishte e përvjetore të partisë së tij po i proklamon si vizita e mbështetje për bizneset e investitorët në Kosovës”, ka shkruar Lekaj në një njoftim drejtuar mediave.
Pal Lekaj tha se zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë zgjidhje nga prangat për Kosovën./21Media