Kryeministri norvegjez flet me Putinin dhe i kërkon atij t’i japë fund luftës

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere thotë se i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të tërheqë urgjentisht trupat e tij nga Ukraina dhe të lejojë aksesin humanitar.
Dy krerët patën një bisedë një orë më parë, sipas një deklarate norvegjeze të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Pas thirrjes, Stoere tha se kishte “pritshmëri shumë të kufizuara”, por shtoi se “asgjë nuk duhet të lihet pa u provuar në situatën në të cilën ndodhemi tani”, transmeton rtv21.tv.
Norvegjia ndan një kufi me Rusinë në veriun e largët dhe është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s./21Media

Back to top button