Kryeministri rikthehet në zyrë, shërohet nga Covid-19

 

 

Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot kryeministri Avdullah Hoti është kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19.

Këtë ai e bëri të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ai tha se bashkë me kabinetin e tij janë të vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjmë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe, siç u shpreh, t’u qëndrojnë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar“, shkroi kryeministri./21Media


Back to top button