Kaloni te përmbajtja kryesore

Punonjësit në IKSHPK po ballafaqohen me ngarkesë të punës

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitoi sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Ai tha se punonjësit janë duke u ballafaquar me ngarkesë të madhe .

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/IKSHPK është në vijën e parë të frontit të luftës kundër Covid19. Sikurse edhe ekipi Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekularë po bën testimet laboratorike me virus SARS-CoV-2 me metodën RT-PCR për qytetarët që mund të jenë të infektuar. Punonjësit aty janë duke u ballafaquar me ngarkesë të madhe të punës gjatë ditës.”, shkroi Zemaj në Facebook.

Gjatë kësaj vizite ai u takua me drejtorin dr. Naser Ramadanin, dr. Xhevat Jakupin – drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare dhe  Izet Sadikun, me të cilët bisedoi rreth mbarëvajtjes së punës aty./21Media

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3313153322064858

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button