Opozita kërkon rinumërim të votave

Dy partitë kryesore  opozitare janë duke i sfiduar rezultatet

Kryeministri turk ka shpallur fitoren në referendumin e sotëm për ti dhënë Presidentit Erdogan kompetenca të reja, bazuar në rezultatet jozyrtare.

Binali Yildirim, ka folur derisa rezultatet ishin drejt përfundimit. Me rreth 99% të votave të numëruara, për “Po” votuan rreth 51.3% dhe  “Jo” votuan rreth 48.7% të votuesve.

Mbështetësit e Erdoganit thonë se zëvendësimi i sistemit parlamentar në një presidencë ekzekutive do të modernizojë vendin.

Dy partitë kryesore  opozitare janë duke i sfiduar rezultatet.

Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi rinumërimin e 60% të votave.

“Po”-ja e këtij referendumi do të  bëjë që  Erdogan të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2029.

Zëvendëskryeministri Veysi Kaynak,  pranoi se  votat që i thanë “po” referendumit  ishin më të ulëta se sa pritej.

Rreth 55 milionë njerëz kishin të drejtë vote në 167,000 vendvotime, dhe pjesëmarrja u tha se ka qenë e lartë.

Tre persona  u vranë në afërsi të një qendre votimi në krahinën juglindore të Dijarbakir,  ku thuhet se deri të vrasja ka ardhur  si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me mënyrën se si ata ishin.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button