Turqit PO referendumit

52,7 përqind të turqve votuan “po” referendumit pas numërimit të 90 përqind të votave

Kampi i po-së për riforcimin e pushtetit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan kryesoi sot pas hapjes së më shumë se 90 përqind të kutive të votimit në përfundim të një referendumi historik, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadoly Agency.

“Pas numërimit të 90 përqind të votave “po”-ja kryesonte me 52,7 përqind”, sipas rezultatit të pjesshëm të publikuar nga agjencia turke e lajmeve Anadoly Agency.

Turqit votuan sot për një rishikim kushtetues që parashikon të zëvendësojë sistemin parlamentar me atë presidencial.

Back to top button