Kryeministri u dha para tri foshnjeve të para të vitit 2019

Rama u uroi mirëseardhje tri bebeve që lindën në natën e ndërrimit të viteve

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama këtë mëngjes ka shkuar në Maternitetin “Koço Glozheni”, me ç’rast ka uruar mirëseardhjen në jetë të bebeve të para të vitit 2019, duke i dhuruar edhe çekun.

Këto emocione, kryeministri i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve. I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete. Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja”, ka shkruar Rama.

Fëmija i parë i vitit 2019 në Shqipëri ka lindur në Fier dhe është djalë. Sipas mjekëve, fëmija ka ardhur në jetë në sekondat e para të vitit të ri.

Back to top button