Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje, ndërsa protestuesit sulmojnë pallatin

Kryeministrja Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi pas protestave antiqeveritare në të cilat janë vrarë qindra njerëz.
Raportet thonë se ajo dhe motra e saj janë dërguar me helikopter të ushtrisë në një vend të sigurt. Vendndodhja e Hasinës është e paqartë – ajo mendohet se do të shkojë në Indi
Turma të mëdha protestuesish brohoritën sulmuan rezidencën e saj zyrtare në kryeqytetin Dhaka, pavarësisht një shtetrrethimi dhe shtypjes së internetit
Të paktën 90 persona u vranë të dielën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve, duke e çuar numrin e të vdekurve në javët e fundit në më shumë se 300
Gjakderdhja është një nga më të këqijat që ka parë vendi i Azisë Jugore që kur u krijua në 1971.
Protesta e studentëve filloi në korrik me thirrjet për të hequr kuotat e punës në shërbimin civil, por u shndërrua në kërkesa që Hasina të largohej pas më shumë se dy dekadash në pushtet./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?