Tahiri për kritikat e presidentit kroat në prani të presidentes Osmani: Shumë shqetësuese

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se është shqetësuese për vendin tonë, kritika e presidentit kroat se Kosova ka humbur përkrahjen e aleatëve.

Tahiri në Facebook, ka thënë se këto kritika presidenti kroat i bëri para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidenti kroat kritikoi publikisht Kosoven per humbjen e perkrahjes se aleateve kryesor edhe ate ne prani te presidentes sone – shume shqetesuse, shume brengosese per Shtetin tone…” – ka shkruar ajo.

Zoran Milanoviq ka thënë se Kosova fillimisht është mbrojtur nga vendet aleate, por gjërat kanë ndryshuar.

Këto komente ai i dha në shënimin e përvjetorit të “Sinsjka Alka” që organizohet në nderim të sakrificës së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut. E pranishme në këtë organizim ishte edhe presidentja Vjosa Osmani./21Media

Back to top button