Kryeminstri kroat iu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar në lidhje me aksidentin që ka ndodhur sot në Kroaci, si pasojë e të cilit kanë vdekur së paku 10 persona.
Plenkovic përmes një postimi në Twitter iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
”Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që zbarkoi jashtë rrugës afër Slavonski Brod në të cilin 10 persona humbën jetën. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet dhe njerëzit, të cilëve u shprehim ngushëllimet. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen.”, ka shkruar Plenkovic.
Në këtë aksident është përfshirë një autobus nga Kosova./21Media

Back to top button