”Zyrtarët e institucioneve të Kosovës janë nisur në Kroaci për t’i ndihmuar qytetarët”

Presidentja, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me aksidentin që ka ndodhur sot në Kroaci, si pasojë e të cilit kanë vdekur së paku 10 persona.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka kontaktuar me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, ku është njoftuar për aksidentin.
”Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë. Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë! Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja po ashtu, ka bërë të ditur se zyrtarë të institucioneve të Kosovës tashmë janë nisur për në Kroaci për t`u dalë në ndihmë qytetarëve të përfshirë në këtë aksident tragjik./21Media

Back to top button