Kryeprokurori Lumezi ngushëlloi familjen e prokurorit Esat Ademi

 

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot ka ngushëlluar familjen e prokurorit të ndjerë, Esat Ademi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi. Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e prokurorit Ademi.”, është shkruar në telegramin e ngushëllimit të Lumezit.

Lumezi ka theksuar se prokurori Esat Ademi, ishte shembulli i një njeriu të urtë dhe të ndershëm, “i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.”

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit ka marrë lajmin që ka vdekur prokurori Esat Ademi. Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan./21Media

Back to top button