Kryesia e Kuvendit vendos për tri seanca

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që gjatë kësaj jave do të mbahen tri seanca.
Pas mbledhjes së Kryesisë, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se seanca me pikat e papërfunduara do të mbahet nesër (e martë) më fillim të orës 13:00. Ndërkohë, dy seancat e reja do të mbahen të enjteve.
Njëra mbahet këtë të enjte më 16 qershor në orën 10:00, tjetra të enjten tjetër më 23 qershor./21Media

Back to top button