Nesër nis Festivali FemArt

Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis ka njoftuar se nesër nis edicioni i 10-të i Festivalit FemArt.

FemArt 10, për dhjetë ditë me radhë, 14-23 qershor 2022, vjen për të shpërfaqur aftësinë e grave artiste, për t’u përmbushur, inspiruar e për të gjetur paqen.

Ky tubim do të bëhet me qëllim për të festuar një dekadë të njohjes e nderimit të guximit të grave artiste, fuqisë kreative, e angazhimit të tyre për barazi e drejtësi.

Edicionin e dhjetë e hap shfaqja premierë ”Toka e Shpirtrave të Trazuar”, më 14 qershor, 2022, nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

”Një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malushit, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button