Kryesia e LDK-së në shtëpinë e familjes Rugova

Në 17 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së, përfshirë kryetarin Lumir Abdixhiku kanë vizituar familjen Rugova.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka bërë të ditur se është mikëpritur nga bashkëshortja e tij zonja Fana.
Ajo ka vlerësuar bashkëshorten e ish-presidentit si grua të fortë e cila i qëndroi afër bashkëshortit të saj, “intelektualit dhe vizionarit”, duke e inkurajuar në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetndërtimit tonë.
Sipas Halimit, Kosova jeton në paqe falë urtësisë dhe vizionit të presidentit të parë./21Media

Back to top button