Kryesuesja e seancës së KS të OKB rrahu tavolinën me dorë për shkak të Vuçiqit

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet për raportin gjashtëmujor të punës së UNMIK-ut në Kosovë, ka pasur përplasje verbale mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryesueses së seancës, Vanessa Fraser nga Malta.

Duke ia dhënë fjalën Vuçiqit, pas të cilit foli presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryesuesja e seancës theksoi se të dy kanë nga tre minuta sipas marrëveshjes që ishte arritur më parë.

Në vend të fjalës së tij, presidenti i Serbisë tha se nuk është dakorduar dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”. Frazer u përgjigj se ishte dakord, dhe Vuçiq e preu atë i indinjuar: “Jo, nuk u ra dakord”.

Më pas Fraser ngriti zërin dhe filloi të përplaste grushtin në tavolinë, duke thënë se ishte dakord dhe se zëvendësi i saj i tha se ishte dakord me presidentin serb.

Back to top button