Kryetar, komandant, hoxhë e prift diskutojnë për rastin e të miturës në Drenas

Drenasi kërkon nga autoritetet që sa më shpejt të zbardhin rastin e abuzimit me të miturën

Ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e thirrur nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ku është diskutuar rasti i fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miturës.

Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi kanë dënuar ashpër këtë rast dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të zbardhet kjo çështje në mënyrë që të mos përsëritën rastet e tilla.

“Në takim merrnin pjesë gjithë anëtarët e kësaj trupe për siguri, Kryetari i Komunës që është edhe kryesues i KKSB-së,Ramiz Lladrovci, Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame, Valon Bequku, përfaqësuesi i Komunitetit Katolik, kryetari nga Këshilli i Prindërve në Arsim, koordinatorja e KKSB-së, përfaqësuesi nga FSK-ja, përfaqësuesi nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, përfaqësuesja nga OJQ-të, kryesuesi i Komitetit për Komunitete, përfaqësuesi nga komiteti i biznesit, përfaqësuesja nga mediat, përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara, përfaqësuesi nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, drejtori i DKA-së, përfaqësues nga KFOR-i dhe OSBE-ja”, thuhet në komunikatën e kësaj komune.

Të pranishmit janë njoftuar nga kryetari Lladrovci me veprimet që ka marr Komuna lidhur me mësimdhënësin i cili është risuspenduar nga detyra dhe se ndaj të njëjtit do të zhvillohen edhe procedura dicipiniore sipas legjislacionit në fuqi.

Pas shumë diskutimeve ne këtë mbledhje të jashtëzakonshme, janë dhënë edhe rekomandimet për të parandaluar dukuritë e tilla. Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua që të organizohet një fushat sensibilizuese nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas përmes billbordëve, që të rinjtë ta kuptojnë se ku duhet t’i adresojnë ankesat e tyre të bazuara.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda sot ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për policin e dyshuar me inicialet V.V, për abuzim seksual me të miturën nga Drenasi. Gjithashtu sot u arrestua edhe mësimdhënësi me inicialet Sh.Xh.

Ditën e martë në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori Sh. Xh dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë./21Media

Back to top button