Kryetarët e komunave realizuan vetëm gjysmën e premtimeve

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore Instituti GAP ka publikuar raportin për nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore nga kryetarët e komunave, për periudhën 2017-2021.
Nga ky Institut Bekim Salihu, ka folur në detaje për premtimet që janë përmbushur, ato që janë në gjysmë si dhe ato që nuk kanë filluar fare.
“Nga 913 premtime, 467 janë përmbushur, 160 janë gjysmë të përfunduara, 159 vetëm janë nisur, për 122 nuk ka asnjë nismë. 51% të premtimeve janë të përmbushura, gjysmë të filluara 18%, po ashtu 18% premtime të nisura, e 13% të panisura fare. Numër më i madh i premtimeve janë në kuadër të infrastrukturës dhe arsimit. Shikuar sipas përqindjes, fushat sociale, fusha e shëndetësisë dhe administratës ka më së shumti premtime. 95% e premtimeve të papërmbushura, kanë qenë kompetencë e komunave për t’i përmbushur”, tha Salihu.
Në vendin tone zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor./21Media 

Back to top button