603 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi

47 pacientë me Covid-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, këtë e bëri të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Gjithsej në spitalet e Kosovës po trajtohen 719 pacientë të infektuar me koronavirus,  603 pacientë janë në oksigjenoterapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 43 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacienë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Prizrenit, 87 pacientë
Spitali i Gjakovës, 58 pacientë
Spitali i Pejës, 128 pacientë
Spitali i Gjilanit, 58 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë
Spitali i Ferizajt, 52 pacientë.
Në Kosovë aktualisht janë 14 mijë e 501 raste aktive me COVID-19. /21Media
Back to top button