Kryetari i Hanit të Elezit s’shkon në pushime, thotë se është kryeshërbëtor i qytetarëve

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi është shprehur se qasjen me qytetarët e komunës së tij e ka shumë të lehtë.

Thotë se qytetarët e kësaj komune janë të gatshëm të diskutojnë me të për të gjitha problemet e tyre.

Ballazhi thekson se është i përkushtuar në punën dhe objektivat e tij, të cilat do t’i arrijë gjatë mandatit të tij.

“Unë pushimet i kaloj gjate natës, kur me merr gjumi përndryshe pushimet e tjera nuk kam planifikuar për shkak te angazhimeve që i kemi dhe vërtet muaji gusht muaji i pushimeve institucionale por unë nuk do të kem mundësi me shkuar, jo se nuk kryhen projektet se nuk jam unë këtu po unë jam i përkushtuar që ato projekte ti shoh duke u kryer”, tha Ballazhi

Kreu i komunës së Hanit të Elezit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë fyerje nga qytetarët, ani pse qytetarët shpesh herë nuk pajtohen me ndonjë projekt komunal.

“ Është normale me pas qytetarët e ndryshëm me pas përkrahje për qytetarin me pas kritike për kryetarin me pas rekomandime, mos të them të fyerje që mund të jenë të rralla ose te unë nuk ka pas fatmirësisht. … Qytetari varësisht se si e shijon një realizim të një projekti, nëse personalisht i ka hyrë në punë diçka, ndoshta e vlerëson më shumë një projekt se sa një projekt që nuk është i ballafaquar por shumicë e projekteve janë me ndikim tek qytetarët. … Po mundohemi të i rrimë afër qytetarëve , të i gjendemi për çdo komunikim që ata kanë nevojë e shpesh here nuk pajtohen dhe me ne kur nuk mund të ia zgjidhim ndonjë problem por kjo është normale sepse nuk jemi faktori i vetëm për zgjidhjen e çdo problemi për qytetarë” tha Ballazhi

Ballazhi thotë se pozitë e kryetarit nuk ia ka ndryshuar qasjen e komunikimit me qytetarë duke thënë se është përkrahë tyre sa herë ata kanë nevojë.

“ Qasja ndaj meje dhe e imja ndaj tyre jo se është e njëjta unë kam pasur qasjen e njëjtë si atëherë si tash unë nuk kam ndryshuar edhe kur nuk isha kryetarë jam edhe tani i thjeshtë si zakonisht por ajo që ka qenë shumë e rëndësishme për më implementu në institucione komunës mendje hapur edhe afërsia me qytetarin për të i’a dhënë mundësinë time për të kërkuar diskutuar dhe komunikuar për çdo problem, kjo është një ndryshim i madh në Hanë të Elezit. … Jam me qytetarë kudo qe gjinden ata, po edhe qasja në telefona është 24 orë veç kur flenë nuk e hapi telefonin” tha Ballazhi.

Kërkesat për punësim i cilëson si më interesante nga qytetarët por thotë t’i ketë bindur se në këtë pjesë ka rregulla dhe barazi.

“Kërkesat më të çuditshme, ka kërkesa të ndryshme, zakonisht janë punësimet që kërkohen po edhe aty ka rregulla, po të punësimet inkuadrimet rekrutimet jam mundu që të ketë një barazi, të krijojë një praktike të barazisë së njerëzve që para aty ku kërkojnë njerëzit të rekrutohen të ketë një rregull, të vlerësohen sipas afërsive sipas përgatitës” u shpreh Ballazhi

Ballazhi, e cilësoi veten si kryeshërbëtorë, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë, sipas tij, janë shërbëtorë.

Vlerëson se qeverisja e tij në Han të Elezit, është me ndryshe se qeverisja e kaluar komunale.

“Mos të themi që një kryetarë komune është i paprekshëm nuk është i qasshëm pse nuk duhet të jete i qasshëm, pse duhet të jetë i paprekshëm , kryetari komunës sipas meje është kryeshërbëtori, krejt zyrtarë tjerë janë shërbëtorë e kryetar është kryeshërbëtorë sepse qytetarët na kanë zgjedh na kanë besuar për t’i dalë në mbështetje, ne mund demi me ju ofruar hapësirë që ata të takohen dhe të diskutojnë që çështje për të cilat mundohen me zgjidh si probleme përndryshe qasja ime është ndrysh nga ish qeverisja që ka qenë” tha Ballazhi.

Back to top button