Kryetari i Kolorados ul dënimin ndaj shoferit të kamionit

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, ia ka lehtësuar shoferit të kamionit dënimin, i cili më parë u dënua me 110 vjet burg për një aksident nga i cili u shënuan katër viktima.
Rogel Aguilera-Mederos tani do të vuajë një dënim 10-vjeçar dhe do të ketë të drejtë për lirim me kusht në 30 dhjetor 2026, sipas një letre faljeje që Polis i shkroi atij.
Shoferi po ngiste një gjysmë traktor-rimorkio në prill 2019, duke udhëtuar me 85km/h, kur frenat dështuan, u tha ai hetuesve në atë kohë.
Përplasja çoi në një grumbullim të 28 makinave që la katër të vdekur, tha në atë kohë Departamenti i Policisë së Lakeëood.
“Kohëzgjatja e dënimit tuaj 110-vjeçar thjesht nuk është në përpjesëtim me veprimet tuaja, as me dënimet e dhëna ndaj të tjerëve për krime të ngjashme,” shkruante Polis në letrën e faljes./21Media

Back to top button