Kryetari i Malishevës viziton fëmijët që i mbijetuan aksidentit në rrugën Prishtinë- Podujevë
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ngushëlloi familjen Sopaj pa humbjes së dy familjarëve në aksidentin i cili ndodhi sot në rrugën Prishtinë- Pejë.
Ai publikoi edhe imazhe në Facebook ku shihet se ka vizituar në QKUK dy fëmijët të cilët mbijetuan nga ky aksident.
“Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë. E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës.”, shkroi Kastrati.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 04:40 , në rrugën Prishtinë- Podujevë ku vetura me targa të huaja u përplas me autobusin. Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ndërkohë që raportohet se të vdekurit ishin një çift kosovar (36 dhe 35 vjeç) që po vinin për pushime në Kosovë, ndërsa të lënduarit janë fëmijët e tyre.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për portalin rtv21.tv tha se gjendja e fëmijëve është stabile, por që kanë marr lëndime të rënda. /21Media