Kryetari i Vushtrrisë u shërua nga Covid-19

 

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot informoi se u shërua nga Covid-19. Lajmin e bëri të ditur Tahiri përmes një postimi në facebook, me ç’rast falënderoi familjen, qytetarët e dashamirët për telefonatat e mesazhet e shumta.

Ai informoi se nesër do t’i kthehet punës në komunë.

“Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua. Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë. Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë.”, shkroi Tahiri ndër të tjera në facebook.

Më 17 gusht Tahiri kishte bërë të ditur se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, nga ajo ditë ai është vetizoluar dhe ka përfillur rekomandimet e mjekëve. /21Media

Back to top button