Kryetari i Zveçanit e ai i Zubin Potokut betohen të enjten

(Lajm i përditësuar)

Edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, do të betohet këtë të enjte duke filluar nga ora 10:00.

Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar kryetari Zeqiri.

“Do ta bëj betimin më 25 maj në Çabër, objekti i komuniteteve për kthim”, ka thënë ai.

Betimi i kryetarit të Zveçanit të enjten, por jo në ndërtesën e Komunës

Kryetari i Zveqanit, lir Peci nga radhët e PDK do e bënë betimin si kryetar i kësaj komune më 25 maj.

RTV21 merr vesh se Peci betimin për kryetar do ta bënë në Boletin, sipas burimeve, i njëjti nuk do ta bënë betimin në objektin e komunës se Zveqanit

Betimi do bëhet në ora 10:00. RTV 21 ka mësuar se Peci ka thirrur asamblenë komunale të jenë të pranishëm në ceremoninë e betimit të tij./21Media

Back to top button