Shkencëtarët në Texas deshifrojnë aktivitetin e trurit të njeriut përmes IA

Një deshifrues i aktivitetit të trurit të njeriut me bazë me Intelegjencë Artificiale ka aftësi që të zbulojë tregimet në mendjet e njerëzve, thonë shkencëtarët.

Ky është një sistem i intelegjencës Artificiale të cilin e zhvilluan shkencëtarët nga Universiteti Astin, në Teksas të SHBA-ve, e i cili quhet “deshifrues semantik”. Sipas tyre, ai arrin që të transmetojë aktivitetin e trurit të njeriut në tekst, derisa truri imagjinon apo rrëfen një tregim.

Sipas shkencëtarëve, ky sistem mund tu ndihmojë personave që kanë vetëdije, por që nuk mund të flasin, si psh personat që kanë pasur goditje në tru.

Ky zhvillim u publikua në një artikull në revistën Nature Neuroscience. Ai u bazua pjesërisht në modelin e transformimit që është i ngjashëm me atë të Open AI (Oupen Artifishell Intelligjens), me ChatGPT dhe Bard të Google.

Aktiviteti i trurit matet me shfrytëzim të skanerit MRI.

Në këtë rast, deshifruesi është trajnuar paraprakisht që të monitorojë aktivitetin e trurit të njeriut, ndërkohë që makina ka prodhuar tekstin që lidhet me mendimet apo tregimet e trurit. Dhe del se teksti është i saktë.

Ky sistem tani për tani nuk është praktik për shfrytëzim jashtë laboratorit, këtë për shkak të sigurisë së makinës FMRI.

Shkencëtarët kanë frikë se ai mund të shfrytëzohet për qëllime jo të mira, dhe janë duke punuar në këtë drejtim që ta shmangin këtë. Sipas tyre, ata duan të sigurohen që njerëzit të shfrytëzojnë këtë teknologji kur u nevojitet, për të ndihmuar, e jo pa dijeninë e personit që do ti bëhet skanimi.

Tani për tani kjo teknologji është në fazën e hershme të zhvillimit, por mund të funksionalizohet së shpejti, andaj duhet të bëjnë shumë kujdes./21Media

Back to top button