Kryetarja e Komisionit: Para deputetëve Bislimi shpalosi dokumente konfidenciale për dialogun

(Lajm i përditësuar)


​Pozitë e opozitë me deklarata kontradiktore për raportimin e Bislimit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila mbahet për tri ditë radhazi në Mynih të Gjermanisë.

Në njoftim thuhet se në margjinat e kësaj konference, e cila mbledh çdo vit përfaqësuesit më të lartë të shteteve dhe ekspertët e sigurisë, Ministrja Gërvalla përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediave etj.

“Konferenca e Mynihit, si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë”, thuhet në njoftim.


Kryetarja e Komisionit: Para deputetëve Bislimi shpalosi dokumente konfidenciale për dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot ka raportuar për dialogun para deputetëve që janë anëtarë në Komisionin për punë të jashtme dhe diasporë.

Mbledhja e Komisionit është e mbyllur për media.

Kryetarja e Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, deputetja nga radhët e pushtetit Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, ka thënë se gjatë raportimit për punë të jashtme dhe diasporë,  Bislimi, ka shpalosur dokumente konfidenciale që lidhen me procesin e dialogut.

“Vetë fakti që kemi vendosur ta mbajmë një takim të mbyllur është se zëvendëskryeministri na ka paralajmëruar se do të ndajë me ne disa dokumente të cilat janë konfidenciale dhe nuk preferohet të ndahen me opinionin për shkak se procesi është shumë fraxhil në fazën që është”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni.

Ajo ka thënë se deputetët kanë marrë informacione, të cilat sipas saj kanë qenë të nevojshme sidomos për deputetët e opozitës, të cilët i ka abuzuar për deklarime të pavërteta për procesin e dialogut.

Ky raportim, sipas saj, “ka ndihmuar që të paktën këtë të mos e bëjnë tash e tutje”.


​Bislimi raporton sot në Komisionin për Punë të Jashtme

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës dhe kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, sot (e enjte) do të raportojë para deputetëve të Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 09:00, temë diskutimi do të jetë procesi i dialogut me Serbinë.

Back to top button