Kryeziu apelon për dhurim të gjakut, thotë se është mirë edhe për shëndetin e dhuruesit

Doktori Emrush Kryeziu në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21, ka bërë thirrje për dhurim të gjakut duke pohuar se kjo do të ishte mirë edhe për shëndetin e vet dhuruesit.
“Dhurimi i gjakut është një nga veprimet më fisnike të njeriut, sepse dhënia e gjakut shpëton të paktën një jetë , ka mundësi çdo person i shëndoshë me dhuru gjak çdo gjashtë muaj, dhe kjo e lehtëson edhe vet shëndetin e dhuruesit”, tha ndër tjerash doktori në “Për ditë të mbarë “, ku u diskutua për sëmundjen e Hemofilisë./21Media

Back to top button