Zhduket një grua në Ferizaj, la katër fëmijë

Një grua nga Ferizaj ka dy ditë që është zhdukur, ndërsa ende nuk dihet vendndodhja e saj.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i gruas në fjalë, teksa ka treguar se ajo ka lënë katër fëmijë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datë 03.01.2023 vajza e tij ka dalur nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë 4 (katër) fëmijët e sajë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./21Media 

Back to top button