Kryeziu: Mbi 300 valixhe kanë kaluar pa u skanuar në Aeroport

Gjatë ditës së djeshme është rrezikuar siguria e pasagjerëve

Nënkryetari i Sindikatës së Aeroportit Hamëz Kryeziu, tha se gjatës ditës së djeshme ilegalisht pa u skanuar fare kanë kaluar mbi 300 valixhe, për çka është rrezikuar siguria e pasagjerëve.

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës” Adem Jashari” sot janë duke mbajtur një grevë dy-orëshe, grevë kjo e cila ka shkaktuar tollovi dhe vonesa për fluturime.

Punëtorët përmes këtyre grevave po kërkojnë kompensimin dhe benifite tjera për eliminimin e rrezikshmërisë, të dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët  punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesat e shujtës.

Përderisa kryetari i degës së Komunikimit në Lidhje ,Alush Sejdiu, e ka përkrahur grevën e puntorëve dhe kërkesat e tyre i ka quajtur ligjore. Sipas tij, menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës me qëllim që të mos pengohet puna u kanë bllokuar nëntë punëtorëve ID-të e tyre dhe në ato vende pune i ka vendos njerëz të pakualifikuar.

Me anë të këtij veprimi që sipas tij është i  kundërligjshëm tha se kështu po rrezikohet edhe siguria.

Në përkrahje të kësaj greve ka dalë edhe Bashkimi Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Nënkryetari i kësaj Sindikatë Atdhe Hykolli, kërkoi që të zgjidhet sa më shpejt ky problem sepse greva, do vazhdojë tutje deri në realizim të kërkesave të tyre.

Ai po ashtu tha se disa grevistëve u është ndaluar hyrja në vendin e punës e këtë veprim Kryeziu e ka konsideruar si jo ligjor.

Back to top button