Kryeziu për qëndrimin e BE-së për aktakuzën për Banjskën: Stano edhe në këtë rast është më i interesuar të gjejë arsyetime
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për RTV21 tha se ndërlidhja që po ia bën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përfundimit të procesit gjyqësor ne rastin Bajnske me vendimin eventual të BE na tregon se “Stano edhe në këtë rast është më shumë i interesuar që të gjejë arsyetime për qëndrimin e deritanishëm të BE-së sesa arsye për ta ndryshuar atë, përkundër fakteve e dëshmive të shumta e të padiskutueshme”.
“Proces gjyqësor ka edhe për protestat e dhunshme dhe sulmet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it nga grupe ekstreme e të dhunshme në maj të vitit kaluar. Por BE nuk priti përfundimin e tij para se ta bënte Kosovën përgjegjëse për eskalim dhe ta mbajë nën masa tash e më shumë se 1 vit.Republika e Kosovës dhe institucionet e saja ka ofruar në vazhdimësi fakte, dëshmi dhe materiale në lidhje me grupin terrorist, ndërlidhjen e shtetit të Serbisë me sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë dhe planet e këtij grupi mbështetur nga shteti serb për aneksim veriut të Kosovës. Tash së fundmi u bë e ditur që kanë përfunduar hetimet nga Prokuroria dhe ka një aktakuzë të ngritur ndaj 45 personave të përfshirë. Ndërlidhja që po ia bën z. Stano përfundimit të procesit gjyqësor me vendimin eventual të BE na tregon se z. Stano edhe në këtë rast është më shumë e interesuar që të gjejë arsyetime për qëndrimin e deritanishëm të BE-së sesa arsye për ta ndryshuar atë, përkundër fakteve e dëshmive të shumta e të padiskutueshme.”, ka thënë Stano./21Media