Kryeziu: Po e largojmë homologimin e veturave si detyrim

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar nismën për projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete. Në këtë mënyrë i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.

Një vendim tjetër që u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë është edhe themelimi i grupit punues ndërinstitucional për rishikimin e strategjisë së sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021-2030”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, këto vendime krahas atij për lehtësimin e masave antiCovid-19, i vlerësoi si shumë të rëndësishme

“Një nga vendimet kryesore është mendimi që Qeveria i ka dhënë Kuvendit në lidhje me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete. Në këtë mënyrë ne po e bëjmë hapin e duhur dhe hapin e radhës për të larguar homologimin si detyrim për veturat e importuara nga shtetet e BE-së. Tash kjo çështje kalon në Kuvendin e Kosovës dhe presim që shumë shpejt të përfundojë edhe si procedurë edhe si proces. Tjetër vendim është edhe lidhur me masat antiCovid për të cilat ministri Vitia do të flas më gjatë. Një vendim tjetër është themelimi i grupit punues ndërinstitucional për rishikimin e strategjisë së sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021-2030”, tha ai./21Media

Back to top button