Miratohet nisma për projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete
Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën legjislative për projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, duke bërë hapin e parë për heqjen e homologimit si detyrim për veturat e importuara.
Nisma legjislative mori miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti në këtë mbledhje ka thënë se te të gjitha ministritë ku është kërkuar opinioni për nismën, ajo është përkrahur.
Ky vendim pritet të kaloi në Kuvendin e Kosovës./21Media