Kthehet në vendlindje Enver Xhokli që u lëndua në shpërthimin në Ferizaj

 

 

Enver Xhokli një nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit, në një restaurant në Ferizaj është kthyer në Kosovë nga Austria, ku tash e sa kohë ka qëndruar për trajtim mjekësor. Ai kishte marr trajtim mjekësore në Spitalin e Graz-it në Austri dhe gjendja e tij shëndetësore, tashmë është e mirë.

Xhokli u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga familjarët e tij dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj falënderoi shtetin austriak për trajtimin e këtyre të lënduarve.

Ai tha se Enveri shpejt do t’i kthehet aktiviteteve të tij pasi gëzon shëndet më të mirë.

“Sot është një ditë gëzimi dhe iu dëshirojmë gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt dhe besoj që Enveri do i kthehet aktiviteteve të veta dhe familjes, ashtu si më parë. Falënderoj të gjithë profesionistët shëndetësor që në intervenimin e shpejt dhe shumë profesional e kanë bërë të mundshme që sot Enveri të na kthehet shëndosh e mirë edhe nga tretmani shumë profesional por e pa tejkaluar edhe pjesën humane të shtetit austriak dhe profesionistëve shëndetësor”, tha Zemaj.

E lumtur që tashmë u kthye në mesin e tyre u shpreh edhe bashkëshortja e Enver Xhoklit, Ardita, e cila tha se gjendja e bashkëshortit të saj tani është e mirë.

“Faleminderit të gjithëve qe kanë kontribuar dhe tani në mesin tim është burri im, shpresoj gjithë të lënduarit të vijnë[…]për momentin mirë është djegie ka për herë të parë e pash pak rëndë por mirë pasi ka ardhur prapë”, tha ajo.

Bashkë me Enver Xhoklin trajtim spitalor kishte marr edhe kolegu i tij Fidan Gashi. Ndërsa disa të lënduar të tjerë janë duke marr trajtim mjekësor në Turqi.

Back to top button