“Kthejeni në shtëpi” Kosova i kërkon UNESCO kthimin Okarinës që ka grabitur Serbia

Okarina është instrument i cili është gjetur në Runik të Skënderajt, konsiderohet si një ndër instrumentet më të vjetra.
Ministria e Kulturës ka kërkuar nga UNESCO që Okarina të kthehet në Kosovë, pasi që po mbahet ilegalisht në Serbi në mesin edhe të 1247 artefakteve tjera.
“1247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm (mijëvjeçari VII–VI p.e.s.). Gjetur në Runik, Skënderaj, Republika e Kosovës. Na ndihmoni #Kthejeni i OKARINA në shtëpi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.


Serbia i mori Kosovës 1247 artefakte që nuk i ktheu me kurrë, me pretekstin që i duheshin për ekspozitë në Beograd, ne vitet 1998-1999, ne mesin e këtyre artefakteve është edhe Okarina e Runikut./21Media

Back to top button