Kaloni te përmbajtja kryesore

Putin: Vdekja e Abe është një humbje e pazëvendësueshme

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kontaktuar familjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, për t’i shprehur ngushëllimet e tij.
Abe ishte një “burrë shteti i shquar”, i cili “bëri shumë për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve tona”, ka thënë Putin, shkruan BBC.
“Ju uroj familjes suaj forcë dhe guxim përballë kësaj humbjeje të rëndë dhe të pazëvendësueshme”, ka thënë Putin.
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq sot pasi u sulmua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara. Abe, 67 vjeç, po mbante një fjalim për zgjedhjet, kur u qëllua me dy plumba./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button