“Ktyne nuk ua nin për neve”, rinia e PDK-së protestojnë para Qeverisë

Me moton “ Ktyne nuk ua nin për neve”, ata para Qeverinë shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me politikat qeverisëse.

Parullat që i shoqëruar protestuesit ishin : Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim”

Arbnora Salihu, Kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, deklaroi në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rinia e Kosovës nuk mund të festojë ,por të protestojë.

“Vetëm në dy vitet e fundit janë larguar rreth 100 mijë të rinjë nga Kosova. Të rinjtë në Kosovë, çdo ditë po ballafaqohen me kosto të lartë të jetesës, mungesë të infrastrukturës së nevojshme për të zhvilluar veprimtaritë e tyre, mungesë të vendeve të reja të punës etj.”, tha ajo./21Media

Back to top button