Mbi tri orë pritje në Merdarë

Vazhdojnë edhe sot pritjet në pikat kufitare për të hyrë dhe dalë nga Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitar ka bërë të ditur se deri në 3 orë e 20 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë me kolona deri në 1000 metra. Ndërkaq për të hyrë në Kosovë në këtë pikë pritjet janë mbi 3 orë me kolona deri në 900 metra.

Siç bëhet e ditur  kolona ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë në dalje ku pritjet janë deri në 1 orë e 30 minuta për të dalë nga Kosova me kolona deri në 500 metra,  e për të hyrë 20 minuta me kolona deri në 200 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk ka kolona dhe hyrje-daljet variojnë nga 05-10 minuta. /21Media

 

Back to top button