Ku dërgohen pacientët kosovarë për transplantim të organeve?

Transplantimet e organeve nuk mund të bëhen në Kosovë për shkak të mungesës së ligjit. Andaj, pacientët që kanë nevojë për transplantime, po detyrohen të udhëtojnë jashtë vendit.
Por, ku dërgohen pacientët për ta kryer transplantin, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSh) në një përgjigje për portalin rtv21.tv ka thënë se pacientët po e zgjedhin më shumë Turqinë.
“Sipas UA Nr. 03/2017, pala/pacienti ka të drejtë të zgjedh institucion ku dëshiron ta marrë trajtimin shëndetësor, sipas përzgjedhjes në formular gjatë aplikimit. Në përzgjedhjen nga pacientet dominojnë Republika e Turqisë, Maqedonia Veriore, Shqipëria etj”, ka thënë FSSh.
Ministria e Shëndetësisë për portalin rtv21.tv ka thënë se po planifikon që ta fus në programin legjislativ ligjin për transplantimin e organeve “sa më parë që ka mundësi”, por nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar.
“Në Kosovë ka Ligj për transplantim të indeve dhe qelizave, ndërsa sa i përket Ligjit për transplantim të orgnave, Ministria planifikon që ketë ta fus në programin e saj legjislativ sa më parë që ka mundësi, me qëllim që të punohet njëkohesisht në hartimin e ligjit dhe ngritjen e kapaciteteve spitalore, që një shërbim i tillë të mund të kryhet praktikisht edhe në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë./21Media

Back to top button