Ku është Putin tani?

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë së lajmeve TASS se presidenti “po punon në Kremlin” në Moskë. Por, teksa mercenarët e Wagner-it me sa duket përpiqen të shkojnë në kryeqytet, në mediat sociale flitet se Putini është larguar me aeroplanin e tij presidencial.
Disa përdorues kanë vërejtur se avioni i Putinit – avioni special Il-96-300PU – u largua nga Moska në orën 14:16 dhe u nis në veri-perëndim, sipas shërbimit të gjurmimit FlightRadar. Më pas avioni me sa duket u zhduk nga sistemi pranë qytetit të Tverit, në veriperëndim të Moskës.
Por, natyrisht, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse Putin ishte në atë aeroplan.
Putini thuhet se shpenzon shumë kohë në rezidencën e tij të madhe në liqenin Valdai, që ndodhet në veri-perëndim të Moskës. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?