Talenti 17-vjeçar Eliot Bujupi i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Talenti i spikatur i skuadrës gjermane, VfB Stuttgart, Eliot Bujupi është anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës.

Ai deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U17, ku është paraqitur në 10 ndeshje.

Elioti më 3 korrik feston ditëlindjen e 17-të, derisa vlerësohet si njëri nga sulmuesit më perspektivë në Bundesligën e të rinjve.

Prezantimin e tij në fanellën dardane e ka bërë presidenti Agim Ademi, i cili ndodhet për vizitë në Gjermani.

“Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi. Atij i uroj sukses dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga kordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës”, ka theksuar presidenti Ademi.

 

Back to top button