Ku i fshehin oligarkët rusë ‘paratë e errëta’?

Rusët kanë rreth 1 trilion dollarë (760 miliardë £) të fshehura në mbarë botën dhe vendet po përpiqen t’i gjejnë ato.

Rreth një e katërta e kësaj shume kontrollohet nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt – rusë të pasur të njohur si “oligarkë”, vlerëson Këshilli Atlantik i SHBA-së në raportin e tij të vitit 2020.

Për dekada, oligarkët rusë kanë lëvizur miliarda dollarë jashtë vendit.

Historikisht, shumë nga këto para kanë shkuar në Qipro. Për disa, ishulli u bë i njohur si “Moscow on the Med”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Territoret britanike jashtë shtetit si Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Ishujt Kajman janë gjithashtu destinacione të preferuara.

Disa nga këto para e gjejnë rrugën drejt kryeqyteteve financiare, si New Yorku dhe Londra.

Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, vendet kanë njoftuar një sërë masash për të gjurmuar paratë ruse./21Media

Back to top button