Silva paralajmëron bashkëlojtarët para përballjes me Maqedoninë e Veriut

Përballja e Portugalisë me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen vendimtare e cila do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të luajë në Kampionatit Botëror “Katar 2022”, nuk pritet të jetë aq e lehtë për Portugalinë.
Gjithsesi, njëri nga yjet më të mëdhenj të Portugalisë, Bernardo Silva ka thënë se ata do të përballen me një ekip shumë agresiv dhe se presioni para kësaj ndeshje është shumë i madh, përcjellë KosovaPress.
“Ata janë një ekip agresiv, do të na bëjnë presion dhe do të vijnë me shumë besim. Por presioni tek ne ka ekzistuar gjithmonë, sepse nuk ka të bëjë me rivalin, është për të shkuar në Kupën e Botës.Ne duhet të jemi në Katar dhe nuk mund të zhgënjejmë tifozët tanë”, tha Silva.
Ylli i Cityt ka shtuar se ekipi duhet të qëndrojë i fokusuar dhe të arrijnë obkjektivin e madh.
“Ju hani mirë, flini mirë dhe qëndroni të fokusuar. Skuadra jonë është plot me lojtarë me eksperiencë që janë mësuar të luajnë ndeshje vendimtare për klubet më të mëdha në Evropë”, ka thënë ai./21Media

Back to top button