Ku kanë ikur njerëzit nga Ukraina?

Rreth 4,019,000 njerëz janë larguar tani nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas shifrave të fundit nga agjencia e OKB-së për refugjatët.

Më shumë se gjashtë milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, që do të thotë se në total të paktën një e katërta e popullsisë kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

Është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Që nga 29 marsi:

Polonia ka pranuar 2,336,799 refugjatë
Rumania 608.936
Moldavia 387,151
Hungaria 364,804
Rusia 350,632
Sllovakia 281,172
Bjellorusia 10,902/21Media

Back to top button