Ku mbeti Zanfina Ismaili?

“S’je Ai Mo” titullohet projekti i fundit që këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun kosovarë e solli në vitin 2017.
Nga ky projekt Zanfina u bë e heshtur sa i përket prurjeve të reja muzikore, shkruan rtv21.tv
Ani pse ka 5 vjet që ajo nuk solli diçka të re për fansat që e përkrahen që nga fillimi i karrierës në muzikë, Zanfina ka gjetur një mënyrë të jetë afër tyre.
Fal rrjeteve sociale 36 vjeçarja po i mbanë të informuar fasnat për jetën e saj. Kujtojmë që, Zanfina me profesion është juriste, por edhe aktiviste për të drejtat e kafshëve.



“Ma Ngat”, “Every Night”, “Ku Je”, “2 Minuta” janë disa prej hiteve që Zanfina i solli ndër vite./21Media

Back to top button