Kualifikimet drejt Evropianit Euro 2022 U17, Kosova e nis me humbje

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Ukrainës në grupmoshat U17, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 U17.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2:0 kundër Ukrainës.
“Dardanët” e rinj kanë treguar paraqitje solide në pjesën e parë, ku edhe e kanë mbajtur portën e paprekur, ndërsa pjesa e dytë u ka takuar ukrainasve.
Fillimisht, ka qenë sulmuesi Dmytro Kremchanin, i cili e ka zhbllokuar rezultatin i pari, duke shënuar gol në minutën e 75’ për të kaluar Ukrainën në epërsi prej 1:0.
Golin e dytë për ukrainasit dhe të fundit të ndeshjes e ka shënuar mbrojtësi Oleksiy Gusiev, i cili ka shënuar në minutën e 90’+1 shtesë për rezultatin final 1:0.
Ndeshja e sotme i ka takuar xhiros së parë të Grupit 6 të këtyre kualifikimeve, ku me fitoren e sotme Ukraina është ngjitur në vendin e parë në kuotën e tre pikëve, krahas Kosovës që zë vendin e fundit në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar.

Back to top button