Gjermania nuk do të zbulojë se sa armë ka dërguar në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka thënë se Berlini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje të plota rreth armëve që ka dërguar në Ukrainë.

Duke folur pas një takimi me homologun e saj letonez në Riga, Baerbock ka deklaruar se “ne kemi dorëzuar raketa antitank, Stingers dhe gjëra të tjera për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, në mënyrë që këto dërgesa të mund të ndodhin shpejt”.

Baerbock ka shtuar se vendi i saj do të ndihmojë forcat ukrainase të mbajnë sisteme të avancuara të armëve që ka marrë nga Gjermania dhe aleatët e saj, si dhe të trajnojë ushtarët për t’i përdorur ato.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj që të ofrojnë mbështetje shtesë ushtarake pasi forcat ruse kanë nisur një ofensivë të re në rajonin e Donbasit, shkruan BBC./21Media

Back to top button