​Kualifikohet edhe Polonia

Edhe Polonia është bërë pjesë e 16 skuadrave më të mira në Kampionatin Botëror, edhe pse ka pësuar disfatë me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të grupit C.

Në fakt, kontribut të madh në kualifikimin e Polonisë ka dhënë ndeshja tjetër, ajo mes Arabisë Saudite dhe Meksikës e cila u mbyll me fitoren e meksikanëve me rezultat 2-1.

Kështu Polonia vazhdon tutje si e dyta në grupin C me katër pikë, ndërsa do të ballafaqohet me Francën në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button