​Ia del Argjentina, kualifikohet tutje në Botëror

Argjentina ka arritur që ta sigurojë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.
Këtë sukses skuadra e Lionel Scalonit e ka arritur duke iu falënderuar fitores ndaj Polonisë me rezultat 2-0 në rrethin e fundit të ndeshjeve në grupin C.
Pjesa e parë ishte tragjike për Argjentinën pasi ylli i tyre, Lionel Messi e humbi penalltinë në minutën e 39’, por situata ndryshoi për të mirë me të nisur pjesa e dytë.
Ishte Mac Allister ai që në minutën e 46’ e kaloi në avantazh Argjentinën, kurse Julion Alvarez vulosi fitoren e tyre me golin e tij në minutën e 67’.
Kështu Argjentina e mbyll si lidere e grupit C me gjashtë pikë, dy më shumë se Polonia e vendit të dytë.

Back to top button