Kuçi propozon që mjetet për “Trepçën” të merren nga buxheti për rimëkëmbje

 

Mëngjesin e sotëm është mbledhur Qeveria e Kosovës. Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka kërkuar që në rend të ditës të të futet edhe aspekti buxhetor për Ndërmarrjen “Trepça”, duke e marrë parasysh edhe gjendjen emergjente nëpër të cilën po kalon kjo ndërmarrje.

Kuçi propozoi që se mjetet të merren nga ndarje buxhetore për rimëkëmbje ekonomike. E kjo çështje mbeti që të diskutohet fillimisht me Ministrinë e Financave.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar edhe ndryshimin dhe plotësimin e programit Legjislativ të vitit 2020 të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj tha se kërkohet të ndryshohet programi legjislativ dhe shtyhet projektligjit për partner privat, për pushtet lokal, projektligjit për lotarinë e Kosovës.

“Të tërhiqen nga programi 2020 dhe barten në vitin 2021 disa projektligje si ai i për ATK-në, tatimin në vlerë të shtuar etj”, tha ai.

Gjatë kësaj mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe propozim vendimi për t’ia proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtët e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimat civile dhe familjeve të tyre.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj u shpreh se kjo nismë nuk ka paraparë llogarinë kohore filluar kontributin e dhënë.

Back to top button